Deputeti Shehaj merr pjesë në Kuvendin e 11 dhjetorit të thirrur nga Berisha

23 nëntor 2021 | 22:58

Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë nga radhët e Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka konfirmuar se do të jetë pjesë e Kuvendit të thirrur me 11 dhjetor nga “Foltorja” e Sali Berishës.

Shehaj këtë e ka bërë të ditur përmes “Facebook”, pasi ka bërë verifikimin e nënshkrimit të delegatëve të degës 5 dhe 7 në Tiranë.

Postimi i plotë i Shehajt:

Sot verifikova personalisht firmat e dorëzuara për mbledhjen e Kuvendit në datën 11 Dhjetor në degët 5 dhe 7 në Tiranë, ku jam drejtues politik dhe i zgjedhur.

Më shumë se 56% e delegatëve të degës 7 dhe 58 % e degës 5 kanë firmosur për Kuvendin e datës 11 Dhjetor.

98% e delegatëve që kanë firmosur, me të cilët arrita të flisja, konfirmuan që kanë plotësuar formularin.

Mbledhja e Kuvendit nga firmëtarët është legjitime, ndaj në respekt të vullnetit të demokratëve, do marr pjesë në Kuvend.

Përplasja dhe përçarja në Partinë Demokratike zgjidhet vetëm përmes votës në Kuvend.

Shmangia e ballafaqimit me anëtarët vetëm do thellojë përçarjen dhe dobësojë opozitën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë kaluar pak ditë që nga momenti kur Avokati i…