Deputeti shqiptar në Mal të Zi: S’bashkëpunoj me ata që ëndërrojnë kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë

25 tetor 2021 | 15:57

Dikur kryetar i qytetit të Ulqinit, ndërsa sot deputet i koalicionit “Njëzëri” në Kuvendin e Malit të Zi dhe kryetar i Partisë Demokratike, Fatmir Gjeka ka dhënë një intervistë për gazetën malazeze “Pobjeda”.

Ai është pyetur për një bashkëpunim të mundshëm me koalicionin që po qeverisë Malin e Zi, ku bën pjesë edhe zëvendëskryeministri shqiptar, gjithashtu nga Ulqini, Dritan Abazoviq i “URA”-s.

Gjeka ka qenë i prerë në atë se çfarë mendon, duke thënë se një qeveri e cila ka ëndërr që të kthehet ushtria e Serbisë në Kosovë, nuk është në hartën e tij, raporton “Zëri”.

“Nuk kam as dëshirë, as vullnet e as hapësirë për njëfarë bashkëpunimi të mundshëm me ata që flasin e keq për pakicat, ëndërrojnë për kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë dhe fantazojnë për ‘Botën serbe’ në territoret e huaja”, ka thënë Gjeka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eventi i suksesshëm Life Unstoppable hyn në një kapitull të…