Deputeti ukrainas: Kosova të armatoset, askush nuk ju mbron! E kemi nga përvoja jonë

26 shkurt 2024 | 23:06

Deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko në një intervistë për A2CNN ka shprehur gëzimin e tij për vizitën e Presidentit Zelensky në Shqipëri në prag të Samitit të Paqes. Ai vlerëson rëndësinë e kësaj vizite për forcimin e bashkëpunimit mes Ukrainës dhe vendeve të Ballkanit, duke e cilësuar si një hap në drejtim të luftës së përbashkët kundër ndikimit destabilizues të Rusisë në rajon. Goncharenko beson se kjo vizitë do të sjellë fruta dhe do të nxisë më shumë bashkëpunim mes vendeve të rajonit.

Në lidhje me Kosovën, deputeti Goncharenko ka shprehur mbështetjen e tij për pavarësinë e saj dhe anëtarësimin e plotë në Këshillin e Europës dhe më pas në Bashkimi Europian. Ai ka propozuar një projektligj në parlamentin ukrainas për njohjen e pavarësisë së Kosovës, duke shprehur bindjen se Kosova e meriton njohjen. Megjithatë, ai pranon se situata aktuale në Ukrainë e bënë të vështirë miratimin e këtij ligji në këtë moment, por beson se pas përfundimit të luftës, Ukraina do të njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe do të ndërtojë marrëdhënie më të forta me të.

Goncharenko gjithashtu ka theksuar rëndësinë e armtimit të Kosovës si një hap drejt sigurisë së rajonit. Ai ka përmendur se, në kontekstin e rreziqeve të sigurisë dhe pavarësisë së Kosovës, krijimi i një kapaciteti të armtuar është një hap i rëndësishëm për të garantuar sigurinë e shtetit. Megjithatë, ai ka theksuar se duhet të ketë koordinim dhe monitorim të rregullt për të shmangur eskalimin e tensioneve dhe për të ruajtur stabilitetin në rajon.

Intervista e poltë

Përshëndetje zoti Goncharenko, faleminderit që jeni me ne sot. Dëshiroj që ta nisim bisedën tonë me vizitën e presidentit të Ukrainë, Volodymyr Zelensky, në Tiranë. Ai do të marrë pjesë në samitin e paqes këtu në Shqipëri. Çfarë mund të presim nga ky event dhe si e shikoni të ardhmen e Ukrainës. A ka bërë Zelenski mjaftueshëm në këto dy vite luftë kundër Rusisë? Si mund të ndihmojë Shqipëria, Ukrainën në këto momente?

-Po, është shumë e rëndësishme. Jam i lumtur që shoh Presidentin Zelensky të vijë në Shqipëri. Ballkani është një rajon shumë i rëndësishëm të cilin Rusia përpiqet ta destabilizojë. Dhe Ballkani gjithashtu ka shumë të përbashkëta me Ukrainën. Pra kemi një luftë të përbashkët. Është shumë me vend që presidenti ynë të jetë në Shqipëri. Dhe jam i sigurt se kjo vizitë do të jetë e frytshme. Dhe shpresoj që pas kësaj të ketë më shumë bashkëpunim mes vendeve tona. Gjithashtu e di që do të ketë një përfaqësim shumë të lartë gjatë këtij samiti, dhe kështu do të ketë mundësi të flitet jo vetëm për Ballkanin, por një pamje shumë më të gjerë, gjë që është shumë e rëndësishme.

E dimë që ju jeni një mik shumë i mirë i Shqipërisë dhe Kosovës. Ju keni thënë se duhet njohur pavarësia e Kosovës dhe gjithashtu duhet të bëhet anëtare e plotë e Këshillit të Europës. E dimë që ju keni formuar grupin e “miqve të Kosovës” dhe një projektligj në parlamentin ukrainas për njohjen e Kosovës. Si ka shkuar kjo iniciativë, kur ne mund të presim që kjo njohje të ndodhë.

-Mendoj, për fat të keq, se ukrainasit dhe kosovarët kanë shumë gjëra të përbashkëta. Ne kemi përjetuar gjenocid. Ne po luftojmë për pavarësinë tonë. Prandaj besoj vërtetë se Kosova e meriton njohjen. Prandaj unë e mbështes Kosovën dhe ne do ta mbështesim Kosovën në rrugën e saj drejt Këshillit të Europës dhe më pas në të ardhmen drejt Bashkimit Europian. Dhe po, unë sponsorizova projektligjin në parlamentin ukrainas për njohjen e Kosovës. Për momentin nuk është miratuar dhe nuk mendoj se do të miratohet gjatë luftës, por ndoshta gjatë këtij samiti në Shqipëri, kjo do të jetë diçka që do të diskutohet edhe me presidentin tonë. Por duket se është një moment kur ukrainasit po jetojnë një situatë kur raketat u bien në kokë, është mjaft e vështirë për ta të kuptojnë se çfarë urgjence është që ta marrin këtë vendim. Por jam i sigurt se pas përfundimit të luftës, Ukraina do ta njohë Kosovën sishtet të pavarur dhe do të ndërtojë më shumë bashkëpunim me këtë vend.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Luljeta Berisha shpall të pavlefshme dëftesën e plotë të SH.F.M.U…