Deputeti i VV-së: Nuk e mbështesim Albinin Kurtin

04 janar 23:46

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje!, Arbër Rexhaj, ka folur për gjendjen e krijuar në partinë e tij.

Ai shkroi se  nuk e mbështet Albin Kurtin, por Vetëvendosjen!.

Ai ka thënë se anëtarësia e VV-së e ka shprehur vullnetin që në këtë situatë Kurti të kthehet në krye të partisë.

Shkrimi i plotë i Rexhajt në profilin e vet në “Facebook”:

Gabohen ata që thonë se ne e mbështesim Albinin. Jo! Ne e mbështesim lëvizjen, e mbështesim parimin themeltar mbi të cilin jemi ngritur dhe kalitur: parimin e mosnënshtrimit para çdo diktati dhe imponimi, idealin tonë që të vetëvendosim! Anëtarësia jonë, ajo që shtrihet përtej zyrave tona dhe përtej tifozerisë në rrjete sociale e ka shprehur qartë vullnetin që, në këtë situatë delikate në të cilën gjendet Kosova, Albini të rikthehet në krye të lëvizjes. Anëtarësia jonë do që të vetëvendos për lëvizjen e vet, prandaj thirrjet për kryetar konsensual e tradhëtojnë këtë parim dhe ideal tonin. Ne nuk mund të kërkojmë vetëvendosje për Kosovën pa e ruajtur frymën e vetëvendosjes brenda lëvizjes sonë.

Kundër imponimit,

Kundër dorëheqjeve sepse nuk janë frymë e jona, ne ballafaqohemi!

Për të drejtën dhe idealin tonë për të vetëvendosur, për Albinin kryetar dhe kryeministër,

për VETËVENDOSJE!n,

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Themeluesi i  rrjeti social “Facebook”, Mark Zuckerberg, ka thënë se…