Deputeti zviceran reagon për ndëshkimin e gazetarëve që s’ishin në vijën e VV’së: Nesër i shkruaj Këshillit Federal të Zvicrës

25 gusht 2025 | 19:51

Deputeti shqiptar në Zvicër, Korab Rashiti ka thënë se do t’i shkruaj letër Këshillit Federal të Zvicër për largimin e gazetarëve në RTK, raporton Periskopi.

Ai në Facebook tha se do t’i raportoj këto veprime edhe te shoqatat e gazetarëve në Zvicër.

Statusi i plotë:

Sipas informatave që kanë dalë nga RTK, disa gazetarë janë larguar nga puna për shkak se, me gjasë, nuk kanë qenë në vijën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Nesër do t’i shkruaj një letër Këshillit Federal të Zvicrës, duke kërkuar që të ndërmerren masa të përshtatshme ndaj këtyre veprimeve. Po ashtu, do t’i raportoj këto veprime edhe te shoqatat e gazetarëve në Zvicër, në mënyrë që reflektorët të drejtohen mbi këtë çështje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arbresh Krasniqi, deputete e NISMA-s, ka thënë se skenat e…