Deputetin e LV-së e kthejnë mbrapa në Norvegji, nuk ia pranuan kartën e vaksinimit

21 shtator 2021 | 13:05

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca, nuk është lejuar që të hyjë në Norvegji. Kjo për shkak se atij nuk i është njohur certifikata digjitale e vaksinimit e Kosovës, për shkak se e njëjta nuk është pjesë e Bashkimit Evropian.

Kështu ka bërë me dije Gjyshinca në një prononcim për “Periskopin”.

“Kam qenë për vizitë te familja në Suedi, dhe kam planifikuar të vazhdojë edhe në Osllo të Norvegjisë. Mirëpo nga autoritetet norvegjeze më është bërë e ditur se ata nuk e njohin certifikatën digjitale të vaksinimit të lëshuar nga Republika e Kosovës me arsyetimin se shteti ynë nuk është pjesë e Bashkimit Evropian dhe certifikata në fjalë nuk është e njëjtë “Eu digital Covid pass”. Pastaj jam kthyer në Suedi/Gothenburg tek familja ime që jeton atje, ku kam vazhduar qëndrimin edhe për disa ditë të pushimit tim vjetor nga Kuvendi i Kosovës”, ka thënë ai.

Përveç deputetit, edhe shumë qytetarë të Kosovës që po udhëtojnë jashtë vendit po kanë vështirësi dhe po iu mohet hyrja në disa shtete evropiane, si pasojë e mos-njohjes së certifikatës së vaksinimit.

E për këtë problem, Gjyshica i LV-së ka thënë se Ministria e Shëndetësisë ka filluar punën për standardizimin e këtyre certifikatave.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri  i Kosovës, Albin Kurti ka pritur të martën në…