Zhvillimet në pikat kufitare me Serbinë, ambasadorët e Quint-it i shkojnë Kurtit në zyrë

21 shtator 2021 | 13:01

Kryeministri  i Kosovës, Albin Kurti ka pritur të martën në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it.

Takimi më mes të Kurtit dhe ambasadorëve tashmë ka përfunduar.

Ky takim siç duket ka ardhur si rezultat i vendosjes së reciprocitetit për targa të vendosur dje nga Qeveria e Kosovës, raporton “Telegrafi”.

Të hënën forca të mëdha policore u vendosën në pikën kufitare Jarinje-Bërnjak për të zbatuar vendimin e reciprocitetit me Serbinë.

Sipas këtij vendimi, veturat me targa të Serbisë nuk do të mund të hyjnë në territorin e Kosovës, dhe të njëjtit duhet të pajisen me targa të përkohshme “RKS”.

Për marrjen e targave të përkohshme duhet të paguajnë 5 euro dhe vlefshmëria e tyre është 60 ditë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas, ka njoftuar se aktivisti…