Ndërron jetë një aktivist i Vetëvendosjes

21 shtator 2021 | 12:58

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas, ka njoftuar se aktivisti i kësaj partie, Arton Thaqi, ka ndërruar jetë të martën.

Kjo qendër ka vlerësuar lartë kontributin e të ndjerit që ka dhënë në Vetëvendosje, teksa i ka shprehur ngushëllime familjes dhe miqve të Artonit.

Pas një sëmundje, sot ka ndërruar jetë aktivisti ynë i zellshëm dhe i urtë, Arton Thaqi. I ndjeri ishte bashkuar në Lëvizjen Vetëvendosje! në vitin 2010 dhe ka dhënë kontribut të çmuar në rritjen e organizatës sonë politike. Bashkëndjejmë dhembje me familjarët dhe me të gjithë ata që e kanë njohur Artonin!”, ka njoftuar LV-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas…