Ahmeti: Nuk i kuptojë shtetasit e Kosovës që e kundërshtojnë vendosjen e reciprocitetit

21 shtator 2021 | 12:54

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit.

Ai nëpërmjet llogarisë se vet në “Facebook”, ka thënë se nuk i kupton shtetasit e Kosovës që e kundërshtojnë vendosjen e masës së reciprocitetit ndaj Serbisë.

Ahmeti ka thënë se shpreson që qeveria e ka menduar si strategji vendosjen e kësaj mase, e jo si hap të vetëm.

“E kuptoj (jo mirëkuptoj) reagimin e Serbisë ndaj masave me tabela të veturave. E kuptoj (jo mirëkuptoj) edhe reagimin e serbeve të Kosovës. E kuptoj edhe këndin e ndërkombëtarëve për friken nga çfarëdo eskalimi. Por nuk e kuptoj shtetasin e Kosovës (s’po them vetëm shqiptarët) që e kundërshtojnë këtë masë, edhe në qoftë se është për fushatë.  Po ashtu shpresoj se qeveria e ka menduar këtë si strategji e jo vetëm si hap të vetëm.  Reagimi i radhës i shtetit serb sipas të gjitha gjasave do jetë bllokimi i pjesshëm i kamionëve të Kosovës apo ndonjë goditje tjetër ekonomike. Ajo që të tjerët mund dhe duhet të bëjmë është të thërrasim për qetësi e maturi të qytetarëve të të gjitha përkatësive kombëtare”, ka shkruar Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i është drejtuar publikut serb…