Deputetja Deliu vizitoi çlirimtarët në Hagë: Të fala keni të gjithë nga ta

13 tetor 2023 | 12:33

Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Blerta Deliu, ka vizituar në Hagë Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe të tjerët çlirimtarë.

Ajo ka shkruar në “Facebook” se gjatë kësaj vizite kishte mall, emocion dhe krenar.

“Ashtu siç kanë jetuar dhe siç kanë shkuar në Hagë, ashtu i gjeta edhe sot Presidentin Thaçi, Kryetarin Veseli dhe të tjerët ballëlartë e krenarë. Biseduam gjatë për gjithçka, e kryesisht për Kosovën. Ishin shumë të lumtur me fitoren e Kosovës dhe Shqipërisë mbrëmë. Të fala keni të gjithë nga ta: Dielli do të lind përsëri!”, ka shkruar Deliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka…