Deputetja e Guxo i jep merita edhe Gani Jakupit pas njoftimit të Bislimit se Spanja njohu pasaportat e Kosovës

06 janar 2024 | 18:30

Deputetja nga Lista Guxo, Jeta Statovci, ia ka lënë meritat edhe këshilltarit të jashtëm, Gani Jakupi, për lejimin e qytetarëve të Kosovës të hyjnë në Spanjë.

Ajo tha se “qenka e mundur të paguhesh nga vendi e t’i shërbesh njëmend atij”, duke akuzuar opozitën për “ngritje në këmbë” kundër Gani Jakupit.

“Dikur projekte lobuese milionëshe për ndarjen e Kosovës, sot projekte lobuese për bashkim të Kosovës së pandarë me perëndimin. Opozita, që dikur paguante për projektin e ndarjes së Kosovës, u ngrit në këmbë për pagesën ndaj Gani Jakupit që lobon e ndihmon Republikën në Spanjë. Por, sot pas këtij lajmi a thua çfarë do të thonë. Pra, qenka e mundur të paguhesh nga vendi e t’i shërbesh njëmend atij. Ja një pjesë e rezultatit. Vazhdojmë!”, ka shkruar ajo.

Sot zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka njoftuar se Spanja tashmë ka njohur pasaportat e Kosovës dhe do të lejojë qytetarët e Kosovës të udhëtojnë në këtë vend pa viza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani ka hedhur poshtë akuzat e…