Deputetja e LDK-së: Kurti është diktator

24 nëntor 2020 | 21:29

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku se kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është “diktator”.

Sipas saj, Kurti ka tentuar ta kontrollojë LDK-në, por që siç thotë ajo nuk ja ka arritur.

“A duhet ta përsëris disa herë, Albin Kurti është veçse një diktator. Ai është munduar ta kontrollojë LDK-në nga pozita e tij që ne ja kemi ofruar, por këtë nuk e lejon LDK-ja”, ka thënë Bunjaku në Kanal10.

Ndër të tjerash, ajo ka mbrojtur edhe deklaratat e Driton Selmanajt, duke thënë se deklaratat e tij për të pagjeturit janë shtrembëruar dhe janë përdorur nga të tjerët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Chelsea dhe Sevilla kanë siguruar kalimin për në turin tjetër…