Deputetja e LDK-së: Qeveria Kurti, ‘virusi’ që po rrezikon shëndetësinë

08 dhjetor 2023 | 16:53

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se qeveria e Albin Kurtit po e rrezikon shëndetësinë.

Sipas Krasniqit, largimi me detyrim nga pozitat udhëheqëse të katër zyrtarëve shëndetësorë në spitalin e Mitrovicës është alarm i për sistemin shëndetësor.

Ndërsa ka shtuar se kjo që po ndodh tani në sistemin shëndetësor nuk ka ndodhur asnjëherë më parë dhe pasojat, fatkeqësisht do të jenë fatale për vendin.

“Qeveria Kurti, ‘virusi’ që po e rrezikon shëndetësinë! Largimi me detyrim nga pozitat udhëheqëse të katër zyrtarëve shëndetësorë në spitalin e Mitrovicës është alarm i për sistemin shëndetësor, i cili çdo ditë e më tutje po ballafaqohet me ikje të mjekëve, si pasojë e kushteve dhe hapësirës së cunguar në përmbushjen e detyrave të tyre, gjë për të cilën fajet i ka politika e cila duhet të mbaj duart larg nga shëndetësia. Ajo që po ndodh tani në sistemin shëndetësor nuk ka ndodhur asnjëherë më parë dhe pasojat, fatkeqësisht do të jenë fatale për vendin”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Talat Xhaferi do të jetë kryeministër i Maqedonisë së Veriut…