Deputetja e LDK-së thotë se në çdo shkollë ka mungesë të librave

04 prill 2024 | 14:14

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka thënë se në çdo shkollë ka mungesa të librave shkollore.

“Ju po thoni që nuk ka ankesa nga Drejtoritë Komunale të Arsimit. Nuk kanë more ku ankohen drejtoritë komunale të arsimit. Ju jeni qeveria që me vite ua keni blloku të hyrat vetanake. Unë ju sfidoj juve sot, eja dalin në shkollën më të afërt në Prishtinë, shkojmë bashkë, në cilëndo klasë, në cilëndo orë dhe ju garantoj që në mesin e 30 nxënësve ka me pasur nxënëse që nuk i kanë të gjitha librat”, ka thënë Bajrami, duke kërkuar nga ministrja Arbërie Nagavci të tregojë se sa ka kushtuar subvencionimi i librave për vitin 2023-2024.

“Pyetja që tu ka parashtruar nga secili deputet i opozitës është: sa ka kushtu furnizimi i teksteve, sa ka kushtu subvencionimi për vitin shkollor 2023-2024? Dhe a është metoda e njëjtë, të cilin ju do ta përdoroni edhe për subvencionim të teksteve për vitin 2024-2025”, ka thënë ajo në seancën e Kuvendit ku është duke u diskutuar për themelimin e Komisionit Hetimor për subvencionimin e teksteve shkollore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati, ka…