Deputetja e PDK-së për sulmin ndaj të moshuarës në Pejë: Institucionet të marrin masa

02 nëntor 16:32

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar pas shpërndarjes së pamjeve nga një qendër e të moshuarve në Pejë, ku shihen disa infermierë duke ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj një të moshuare.

Përmes një statusi në “Facebook”, Deliu-Kodra ka thënë se është e frikshme dhe e tmerrshme dhuna e shpërfaqur ndaj një gruaje në moshë.

“Edhe më e frikshme është indiferenca e vajzave, në prezencën e të cilave dhunohej një grua. Të gjitha vajzat që ishin prezentë në momentet kur është ushtruar dhunë duhet të përgjigjen para drejtësisë”, ka shkruar ajo.

Deliu-Kodra ka thënë se institucionet duhet të marrin masa për të vënë drejtësi ndaj këtij rasti të turpshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrëmjen e djeshme, Bayern Munchen fitoi pastër ndaj Interit me…