Trajneri i Bayernit: Interi mund të fitojë Ligën e Kampionëve

02 nëntor 2022 | 16:31

Mbrëmjen e djeshme, Bayern Munchen fitoi pastër ndaj Interit me rezultatin 2-0.

Kjo ishte një fitore ku nuk ndikon për Interin, pasi zikaltërit janë të kualifikuar bashkë me Bayern. “Bavarezët”, dolën në krye të grupit pa asnjë humbje, dhe pas ndeshjes, tekniku i skuadrës, Nagelsmann ka thurur elozhe për Interin.

“Në fund ishim skuadra më e mirë në këtë grup, shënuam shumë gola dhe pësuam pak, nuk ishte e lehtë, jemi të kënaqur me atë që kemi bërë. A mund të fitoj Interi Ligën e Kampionëve? Po mundet, ashtu si edhe ne. Nëse arrin të kalosh një grup kaq të vështirë mund të jesh favorit për të fituar Ligën e Kampionëve”, është shprehur Nagelsmann.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Finlandës, Sauli Niinisto, ka thënë se llogarit në…