Deputetja Musliu bën homazhe te shtatorja e dëshmores Myrvete Maksutaj

04 dhjetor 2022 | 16:06

Në 24-vjetorin e rënies heroike të Myrvete Maksutaj, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e shoqëruar edhe nga nënkryetari i komunës së Istogut, Ali Nimanaj, dhe bashkëpunëtorë ka bërë homazhe te shtatorja e kësaj dëshmoreje në Pejë.

“Në përvjetorin e rënies heroike të Mervete Maksutaj, sot në Pejë bashkë me nënkryetarin e Istogut, Ali Nimanaj, me miq të shumtë dhe me motrën time nderuam luftën heroike të një vajze 20 vjeçare e cila e deshi LIRINË më shumë se jetën. Në prezencë të familjarëve dhe bashkëluftëtarëve të Mervetes, kujtuam trimërinë e një vajze sypatrembur dhe të gatshme për t’u flijuar në mbrojtje të shokëve dhe shoqeve të idealit”.

“Shtatorja e saj, hijerëndë dhe krenare si bjeshkët mbi Pejë, na flet në ndërgjegje si gra, si politikanë dhe si popull. Çmimi i lirisë është gjaku që nuk falet. Lavdi e përjetshme Mervetes, luftës dhe heroizmit të saj. Ti dhe vajzat si ti do mbeteni udhërrëfyeset tona të denja. Lavdi dëshmores Mervete Maksutaj dhe gjithë dëshmorëve të rënë për liri”, ka shkruar Musliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me…