Deputetja Musliu: Plot emocion dhe kujtime në 20-vjetorin e gazetës më të guximshme shqiptare

13 shkurt 2020 | 17:36

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka uruar gazetën e përditshme “Epoka e re” për 20-vjetorin e themelimit dhe të numrit të 6000.

Ajo përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka postuar një fotografi me gazetën “Epoka e re”, të numrit të sotëm.

“Plot emocion dhe kujtime në 20-vjetorin e gazetës më të guximshme shqiptare. 6000 numra 6000 dritare plot dritë mbi historinë më të lavdishme të kombit tonë. Faleminderit që me guxim sfiduat propagandat me të ulëta dhe me intriguese të cilat helmonin opinionin çdo ditë me urrejtje patologjike. Urimet me te mira e suksese te pandalshme!”, ka shkruar deputetja Musliu.

/Epoka e re/

Plot emocion dhe kujtime ne 20 vjetorin e gazetes me te guximshme shqiptare. 6000 numra 6000 dritare plot drite mbi…

Gepostet von Ganimete Musliu am Donnerstag, 13. Februar 2020

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sadri Fetiu (Fadil Grajçevci, “Nëpër gjurmë të letërsisë”, Instituti Albanologjik,…