Derbi mes Juventusit dhe Interit mbyllet pa fitues

26 nëntor 2023 | 23:09

Juventusi dhe Interi nuk shkojnë më shumë se një barazim 1-1 në derbin e Italisë. Ishte një ndeshje që dhuroi shumë emocione, por vetëm dy gola.

Bardhezinjtë e nisën më mirë ndeshjen, duke qenë më kërkues në minutat e para, ku dhe do të gjenin golin. Në minutën e 27-të, pas një aksioni të bukur, Chiesa pason në zonë, atje ku Vlahoviq me një të djathtë të saktë e dërgon topin në cepin e portës.

Kundërpërgjigja e Interit nuk vonon as 5 minuta. Lautaro Martinez me një lëvizje të bukur në zonë e dërgon topin në cepin e portës, duke mos i dhënë mundësi reagimi portierit polak të bardhezinjve. Më pas rezultati nuk do të ndryshonte as në 45 minutat e dyta, ku ndeshja do të bëhej më taktike dhe ku të dyja skuadrat kishin frikë të rrezikonin.

Interi mbetet në krye më 32 pikë, dy më shumë se Juventusi që ka 30 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të shtënat me armë në Dijon të Francës ia morën…