Derbi në Suharekë

12 dhjetor 2020 | 08:06

Sot (e shtunë) zhvillohen dy ndeshje në elitën e basketbollit, ku spikat përballja në mes të Bashkimit dhe Prishtinës, ndërsa derbi zhvillohet nesër (e diel) në mes të Golden Eagle Ylli dhe Rahovecit

Në fundjavë zhvillohet xhiroja e shtatë në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll. Sfida e parë do të zhvillohet ndërmjet Vëllaznimit dhe Pejës. Skuadra kuqezi, pas fitores ndaj Sigal Prishtinës, do të tentojë ta befasojë edhe Pejën, që ka gjashtë fitore në gjashtë ndeshje deri më tani, duke qenë skuadra e vetme pa humbje në elitë, kurse Vëllaznimi ka dy fitore dhe katër humbje.

Dueli tjetër i së shtunës është Bashkimi – Sigal Prishtina. Prizrenasit kanë një fitore dhe pesë humbje deri më tani, kurse prishtinasit dy fitore dhe katër humbje, andaj fitorja është shumë e vlefshme në këtë përballje. Takim interesant shihet ai ndërmjet Trepçës dhe Ponte Prizrenit. Mitrovicasit kanë dy fitore dhe katër humbje, kurse prizrenasit tri fitore dhe tri humbje në gjashtë duele të zhvilluara. Ndeshja kryesore e kësaj xhiro është mes Golden Eagle Yllit dhe Rahovecit. Të dyja skuadrat kanë nga katër fitore dhe dy humbje, si dhe rivaliteti mes këtyre dy skuadrave bën që përballja të jetë shumë interesante, ashtu siç ka qenë në vitet e fundit.

Sezoni vjeshtor përmbyllet me derbin Bashkimi – Vëllaznimi

Këtë fundjavë do të zhvillohet xhiroja e dhjetë në Superligën e Femrave, apo xhiroja e fundit për stinorin vjeshtor.

Ndeshja kryesore do të zhvillohet ndërmjet Bashkimit dhe Vëllaznimit, dy skuadra që kanë nga tetë fitore dhe një humbje. Ky duel do të përcaktojë se kush do të dimërojë në vendin e parë. Në ndeshjen e parë mes këtyre dy skuadrave në Gjakovë, fitore kishte shënuar skuadra prizrenase 66:99.

Ndërkohë, Bashkimi humbjen e vetme e ka pësuar nga Kosovahome Prishtina pas katër vazhdimeve 148:144. Kosovahome Prishtina do të përballet me Kastriotin. Skuadra prishtinase ka pesë fitore dhe katër humbje, kurse ajo ferizajase ka një fitore dhe tetë humbje. Trepça që, po ashtu ka një fitore dhe tetë humbje, do të ndeshet me Penzën. Kjo e fundit mundi Prishtinën në mesjavë dhe ka katër fitore e pesë humbje.

Prince Caffe Superliga – Java 7

Të shtunën takohen:
13:00 Vëllaznimi – Peja
15:00 Bashkimi – Sigal Prishtina

Të dielën takohen:
15:00 Trepça – Ponte Prizreni
17:00 Golden Eagle Ylli – Rahoveci

Superliga e Femrave – Java 10

Të shtunën takohen:
16:00 Kosovahome Prishtina – Kastrioti

Të dielën takohen:
11:30 Trepça – Penza
13:00 Bashkimi – Vëllaznimi

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Këngëtari Arif Vladi ka folur edhe një herë për…