Deri më tani inspektorët e Gjakovës kanë shqiptuar vetëm një gjobë

12 prill 2021 | 08:36

Shumica e bizneseve të cilat ekzistojnë në Gjakovë i kanë vendosur dryrin lokaleve të tyre. Krejt kjo si rrjedhojë e masave parandaluese për përhapjen e virusit Covid-19.

Drejtori i inspektoriatit, Fazli Hoxha, ka thënë se çdo gjë është duke funksionuar konform masave. Po i njëjti përmes një email-e ka thënë se:

“Inspektorët sanitarë në Gjakovë në vazhdimësi janë duke kryer inspektime sa i përket mbikqyrjes së Ligjit anti Covid-19, ndërsa nga data 07.04.2021, i kanë riorganizuar ekipet në koordinim me inspektorët sanitarë nga rajoni i Pejës dhe në bashkëpunim me policinë në Gjakovë janë duke kryer inspektime gjatë ditës dhe me ndërrimet e pasditës, me qëllim të mbikqyrjes së vendimit të Qeverisë së Kosovës. Deri më tani inspektorët sanitarë kanë shqiptuar një gjobë në një kafiteri në një fshat të Gjakovës. Vlen të theksohet se kësaj radhe si asnjëherë më parë, pronarët e shoqërive tregtare, veçanërisht atyre me veprimtari të gastronomisë jane duke i respektuar masat e reja anti Covid-19”.

Ndër të tjera Hoxha është shrehur falënderues ndaj të gjithë atyre që kanë mirëkuptim dhe janë duke dhënë kontributin e tyre në respektimin e masave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, me fillim nga…