
Deri në 5 mijë euro gjoba për personat që plasojnë ushqim të pasigurtë në treg
13 tetor 2021
| 17:42
Në njoftimin e tyre në “Facebook”, thuhet se sipas ligjit nr. 03/L-016 për Ushqim, personat që plasojnë ushqim jo të sigurt në treg mund të dënohen me gjobë prej 5 mijë euro deri në 50 mijë euro.
“Neni 46 specifikon: 1. Dënohet për kundërvajtje me gjobë prej pesëmijë (5.000) deri në pesëdhjetëmijë (50.000) Euro personi që, …, 1.2 plason në treg ushqim jo të sigurt’” thuhet në njoftimin e tyre.
Mbrojtësit e konsumatorëve ftojnë qytetarët që sa herë që hasin në ushqim të pasigurte të raportoni te Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në numrin: 0800 111 22.