Deri në 70 euro 1 metër dru, bie interesimi i qytetarëve për blerje

08 tetor 2023 | 22:03

Çmimi i druve në këtë fillim tetori është deri në 70 euro për metër kub. Sipas shitësve, interesimi i qytetarëve për blerje të druve ka rënë dukshëm. E si problem tjetër paraqitet edhe prerja ilegale e pyjeve.

Interesimi i qytetarëve për blerje të drunjve këtë vit është më i vogël se vitin e kaluar, sipas shitësve të tyre.

E tash që po ofron sezoni i dimrit, shitësit e druve thonë se interesimi i qytetarëve për t’i blerë ato ka rënë dukshëm krahasuar me vitet e kaluara.

“Interesim ka, por jo edhe aq sa ka pas vitin e kalum. Po varet se qysh shiten, me shumicë, me pakicë se privat nuk shesim shumë. Afër 68, 65, qashtu”, thotë Ragip Cakolli.

Arsyeja e rënies së fuqisë blerëse, sipas ”Let’s do it Kosova” është çmimi i lartë i druve.

“Fatkeqësisht çmimet e drunjve janë dyfishuar këtë vit nëse krahasojmë me vitet më përpara. Çmimet janë shumë të larta dhe për bindjen time janë koxha të papërballueshme për një pjesë të konsiderueshme të shoqërisë”, thotë ai.

Hasanaj thotë se një tjetër problem është edhe prerja e pyjeve.

“Ka prerje pa kontroll të pyjeve, sidomos gjatë kësaj periudhe që po ofrohet dimri. Po në anën tjetër kemi pa edhe verës gjithashtu djegie qofshin të qëllimshme prej shumë njerëzve të papërgjegjshëm. Veprimet duhet të jenë shumë më drastike dhe duhet të ketë edhe më shumë inspektorë edhe më shumë kontroll nga PK në mënyrë që ta parandalojnë prerjen”, shprehet ai.

Policia e Kosovës gjatë këtij viti ka evidentuar 171 raste të vjedhjes së pyjeve.

Ndërkohë, Qeveria e Kosovës në muajin gusht të këtij viti ka hapur thirrjen për subvencionim të energjisë elektrike për familjet e cenueshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Armando Broja po kalon një periudhë shumë të bukur në…