Deri në orën 15:00 kanë votuar mbi 23 për qind e qytetarëve
14 nëntor 2021
| 15:20
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka treguar se deri në orën 15:00 afro 24 për qind(23,98%) e qytetarëve kanë shfrytëzuar të drejtën për të votuar në raundin e dytë të zgjedhjeve
Sipas këtyre të dhënave, Mamusha mbetet komuna me përqindjen më të lartë të qytetarëve që kanë dalë për të votuar me 44,73%.
Kurse, komuna me interesimin më të vogël të qytetarëve për të votuar deri në orën 15:00 është Rahoveci me 16,64%.



