Derisa emri i saj përfolet se do të jetë pjesë e Qeverisë Kurti, Donika vazhdon aktivitetet rekreative

08 prill 2021 | 21:03

Ish-deputetja e Kuvendit, Donika Kadaj ka mohuar lajmin se do të jetë pjesë e Qeverisë Kurti 2.

Ajo përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se nuk është ftuar dhe as nuk është e interesuar të bëhet pjesë e ekzekutivit.

Kadaj ka thënë se vazhdon përkushtimin e saj në aktivitete rekreative dhe familjare.

Postimi i plotë i saj:

Lajmi i publikuar në disa media se do të bëhem pjesë e Qeverisë së Repubikës së Kosovës nuk është i saktë. ​

As nuk jam ftuar dhe as nuk jam e interesuar të bëhem pjesë e ekzekutivit.

Koha ka dëshmuar se kisha të drejtë në kundërshtimin e Qeverisë jolegjitime të z.Avdullah Hoti.

Tashmë, Republika e Kosovës ka institucione legjitime. Kjo është pozitive. ​

Pushtetit i uroj realizimin e zotimeve parazgjedhore, ndërsa opozitës reflektim e reforma përmbajtësore, përfaqësuese dhe strukturore; në funksion të ndërtimit të kundër-pushteteve të domosdoshme për zhvillimin e demokracisë dhe për funksionalitetin e Republikës.

Në ndërkohë, unë mbetem e përkushtuar në aktivitete rekreative dhe familjare ?

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj i shoqëruar nga zëvendëskomandanti i…