
Derisa Kosova po përballet me Specialen, ambasadori britanik viziton Prekazin
Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka vizituar sot Prekazin.
Lajmin e ka bërë me dije vet ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”.
“Këtë mëngjes bëra homazhe tek memoriali i familjes Jashari në Prekaz, në përkujtim të ngjarjeve tragjike të para më shumë se 20 vjetëve. Sot Kosova ka kurajon të përballet me të kaluarën përmes rendit dhe ligjit dhe në kërkim të drejtësisë për viktimat”, ka shkruar ai.
“Mbretëria e Bashkuar do të qëndrojë gjithmonë në mbrojtje të ndërhyrjes së saj si një kauzë e drejtë, për të parandaluar katastrofën humanitare dhe për të lejuar kosovarët të jetojnë të lirë nga represioni. Siç ka thënë ish-kryeministri Tony Blair në Parlament më 23 mars 1999: “Ne nuk kemi alternativë tjetër pos të veprojmë dhe do të veprojmë”, ka shkruar Abbott.