Evropa, fati ynë i mjerë!

11 nëntor 2020 | 14:31

Shpend Gjocaj, New York –

Evropa, kjo plakë e pa ndershme, e pa turpshme, e pandreqshme e bashkuar nga frika dhe interes me pseudodemokraci dhe burokraci të vërtetë, shet moral dhe drejtësi në sytë e botës duke gjykuar pafajësinë si fajtore. Padrejtësitë e mëdha që i janë bërë kombit tim nëpër shekuj që nga koha e Skënderbeut i cili i kërkonte aleancë Evropës për të luftuar Perandorinë (pushtuese -vrastare) Osmane dhe nuk e gjeti por i vetmuar luftoi për një çerek shekulli dhe deri ne ditët e sotme me të drejtë mund të konstatojmë se Evropa është fati jone i mjerë. Evropa u bashkua kundër osmaneve pas vdekjes se Skënderbeut pasi që osmanët arritën në Otranto. Kombi im do të ishte me më fat sikur t’i përkiste Afrikës por jo Evropës. Më shume drejtësi mund të gjesh nëpër fiset e mirë organizuara nëpër Afrikë të cilët thirren në disa doke dhe zakone që kanë se sa në këtë plaken Evropë të pandreqshme e cila të drejtat e njeriut i ka vetëm nëpër “Karta” e rezoluta se sa në realitet. Evropa është e padenjë për të bërë drejtësi ndërkombëtare. Evropa është e padrejte e pamëshirshme, raciste dhe vepron nen interesat e saje në bashkëpunim me kryekriminelët e botes.

Evropa na ka shume obligime ne shqiptareve. Për interesat e saje me aleatin me besnik te Serbisë, Rusinë e copëtoi kombin shqiptar dhe Shqipërinë. Dhe sot ne shqiptarët jetojmë të ndarë në gjashtë shtete dhe i vetmi vend ne botë është Shqipëria që në të gjitha anët kufizohet me vetveten (me popullin e saje). Evropa pati mjaft kohë për t’i përmirësuar gabimet e veta me ne shqiptaret por nuk e beri kurrë. Dhe të gjithë të vrarët shqiptarë nga Serbia kriminale që nga paslufta e dyte botërore e deri me sot përfshi këtu edhe luftën e fundit çlirimtare në Kosovë janë rezultat dhe pasojë e papërgjegjshmërisë së Evropës dhe gabimeve te saje te pandreqshme ne raport me ne. Evropës nuk duhet besuar, nuk duhet bindur. Evropa vetëm për të mos mbetur nja natë dimri pa gazin rus është në gjendje t’i len ne flake Kosovën dhe shqiptaret ne përgjithësi.

Evropa me padrejtësinë e saj në emër të drejtësisë është shndërruar në një telenovele te çoroditur e cila te shkakton neveri deri ne vjellje. Evropa ishte pjese e krijimit te Tribunalit të Hagës për krime lufte në ish-Jugosllavi. Ky Tribunal gjykoi e rigjykoi njerëz te pafajshëm ne krye me pro serben me të madhe, te shiturën me miliona dollarë Karla del Ponte ( Carla Del Ponte) e cila shpifi dhe shpiku akuza te panumërta ndaj çlirimtarëve. Dhe burim baze e kishte Serbinë. Evropa na dërgoi administrator e prokuror të cilët na administronin dhe gjykonin me ligjet barbare te mbetura nga Serbia të krijuara ne mënyrë të veçantë për ne shqiptarët. Evropa me birin e saj proserb Dik Marti (Dick Marty ) shpiken trafikimin e organeve dhe shtëpinë e verdhë. Krijuan identitete dhe dëshmi të rrejshme, blenë dëshmitarë të paqenë dhe mbi këto krijuan Gjykatën Speciale. Gjykatën e turpit, të njëanshme dhe krejt raciste.

Sot aktakuzat e fabrikuara nga Serbia qe lexohen ne Gjykatën Speciale serish bëjnë fjal për vendet dhe ngjarje të cilat i ka trajtuar edhe Tribunali i Hagës ku si rezultat kane dale te pafajshëm ish të akuzuarit.

Evropa sot bashkëpunon ngushtë me kriminelet që udhëheqin me Serbinë të cilët nen komandën e kryekriminelit Millosheviq kanë vrarë mbi gjysme milioni njerëz ne ish-Jugosllavi si ne ; Kroaci, Bosnje dhe Kosovë. Tete mije prej tyre u vranë brenda një dite ne duart e evropianeve në Srebrenicë ku me të drejtë mund të themi se ne këtë rast Evropa është bashkë autore e krimit. Evropa kryekriminelët qe sot udhëheqin me shtetin serb iI përkëdhel, i trajton dhe i konsideron konstruktiv dhe paqësorë e pse jo edhe viktima. Evropa e kuptoi që gjashte te rinjtë serb të vrarë në Pejë në vitin 1998, në kafiterinë “Panda” vrasje kjo e adresuar atëherë tek UÇK-ja ishte bërë nga sigurimi shtetëror serb dhe heshti. Evropa heshti mbi gjenocidin që u bë në Kosovë. Evropa heshti për poligonet ushtarake serbe të ndërtuara mbi varreza masive ku ndodhen eshtrat e shqiptarëve të vrarë nga vet Serbia. Evropa pseudo demokratike heshti para trembëdhjetëmijë njerëzve të vrarë në Kosovë ,mbi njëmijë e pesëqind prej tyre fëmijë nen moshën pesëvjeçare. Heshti para njëzetmijë grave të dhunuara. Dhe e njëjta Evropë ende ne tërësinë e saje nuk na njeh të drejtën elementare për të qenë shtet. Evropa pseudo demokratike e din mirë që në asnjë shtet të Evropës minoritetet nuk kanë të drejta siç i kanë minoritetet në Kosovë e ne veçanti minoriteti serb dhe hesht para padrejtësive marramendëse qe iu bëhen shqiptareve ne Serbi. Dhe sot kjo Evropë donë jo vetëm t’i barazoi por edhe të ua ndërroi ulëset kriminelit me viktimën. Kjo Evropë sot tenton ta zbehe deri ne zhbërje shtetësinë e Kosovës. Na gjykon pse jetuam, pse u mbrojtëm…,njëjtë sikur ta gjykosh një femër të dhunuar ne rrugë e cila gjate vetëmbrojtjes e ka grithur dhunuesin. Evropa ne sytë e shqiptareve e ka petkun e turpit. Evropa kurrë nuk na tha pse u vranë njëzetmijë bashkëpunëtorë të nazizmit gjerman gjate luftës së dyte botërore, pas lufte ne Francë. Nuk na tregoi asnjëherë se si dhe pse u vra Vidkun Quisling ne Norvegji vetëm dy jave pas mbarimit të luftës (1945).

Evropa sot njëjtë si Serbia dje dhe sot përpiqet të na përçajë edhe ne baza fetare duke fabrikuar aktakuza kundër UÇK-se kinse gjatë luftës kanë vrarë shqiptarë të besimit katolik kur ne jemi vëllezër të një gjaku dhe ne bashkë ishim UÇK-ja. Ata edhe pse e dinë që ne shqiptarët jemi një pavarësisht besimeve fetare provojnë të depërtojnë edhe ne këtë fushe, mirëpo duhet ta kuptojnë që ka perënduar ajo koha e Serbisë kur i dërgonte njerëzit e sajë në Kosove si priftërinj e hoxhallarë për të manipuluar me masën e sinqerte por analfabetë. Dhe shkonin deri aty saqë iu thonin se nëse doni me e ndërrua fenë nga njeri besim në tjetrin së pari duhet te bëheni serb e pastaj mysliman ose katolik. Paramendoni se çfarë logjike kriminale kanë përdorur në mes vëllezërish shqiptarë. Sot pika kryesore e aktakuzës mbi bazën e te cilës edhe u formua Gjykata Speciale “Trafikimi i organeve” mungon, nuk përmenden fare. Atëherë pse ekziston kjo gjykate?

Evropa UÇK-në po e quan “Ndërmarrje Kriminale” njëjte sikur edhe Serbia atëherë shtrohet pyetja: A ka Evropë në të vërtetë?

UÇK-ja gëzoi mbështetje ndërkombëtare në veçanti atë amerikane. Nëse vërtetë Evropa deshi të bej drejtësi për ndonjë vrasje të ndodhur apo keqpërdorim të pozitës hierarkike ushtarake në luftë pse nuk e beri këtë gjykatë në Kosovë. Pse nuk e ndihmoi drejtësinë kosovare me gjykatës e prokurorë duke dënuar individ për krimet e bëra (nëse ka)dhe jo duke kriminalizuar UÇK-në. Pse Evropa nuk na i zbuloi vrasjet politike të pasluftës në Kosovë meqë i kishte të gjithë mekanizmat e sajë këtu ku shume prej tyre i ka edhe sot e kësaj dite përfshi këtu edhe policinë e saj. Propaganda e rrejshme serbe dhe paaftësia jonë politike kanë bërë  që të vihet seriozisht në pikëpyetje sovraniteti i Kosovës në veçanti nga Evropa. Dhe jo vetëm kaq, pas këtyre akuzave, shpifjeve dhe gjykimeve mund të fshihet skenari i shkëputjes së ndonjë pjese te Kosovës. Serbët kane botuar dhjetëra libra të rrejshëm me të cilët e mashtrojnë boten e painformuar mire e sidomos gjeneratat e ardhshme. Ndërsa shtetet tona shqiptare asnjë libër ose diçka ngjashëm. Serbia ka blere edhe aktorë të Hollivudit (Hollywood) duke realizuar filma atë rrejshëm me përmbajtje kundër shqiptare (Taken) duke gjiruar një pjesë të mirë nëpër Azi e duke paraqitur si Shqipëri. Akademikët tonë kurrë nuk e ngritën zërin para të këqijave që i vinin Kosovës pareshtur përgjatë këtyre dy dekadave. Nuk e bënë te paktën një simpozium shkencor për luftën çlirimtare dhe rëndësinë e saj. Nuk u përgatit asnjë aktakuze kundër Serbisë për gjenocidin e kryer në Kosovë. Politikanët tanë të varfër nga mendja dhe pasuria u rehatuan mirë në pozita dhe para dhe harruan rrezikun që po vinte, andaj sot jemi këtu ku jemi. Evropa na imponoi futjen e elementeve servil dhe jo atdhetarë në të gjitha poret e jetës politike, juridike dhe shoqërore në Kosovë.

Ne si komb duhet të zgjohemi njëherë e mirë, të punojmë shumë dhe te bashkuar për kombin tonë. Duhet të shprehim mirënjohjen e thellë dhe të përjetshme ndaj Amerikës  se pa ndihmën e sajë dhe sakrificën tonë nuk do te ekzistonim. I dashur populli im kuptojeni që Evropa po e gjykon Kosovën dhe jo individët. Individët për të bëmat e tyre duhet te dënohen në Kosovë një ditë. Pasuritë le tua konfiskoi Kosova sepse Kosova nuk e gjykon kurrë Kosovën.

Lavdi të rënëve për Liri!

Lavdi luftës së pastër çlirimtare!

Zoti e bekoftë shqiptarinë!

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria e Kosova do të ndeshën sot ndërmjet vete në…