Derisa po fliste për “fitoren e Albin Kurtit”, qytetari godet qenin me veturë (Video)

20 janar 2021 | 22:24

Një militant i Vetëvendosjes derisa ishte duke drejtuar veturën e tij, ka goditur një qen i cili dëgjohet nga video e publikuar nga po vet ai.

Ky militant i VV-së, derisa po përshëndetke anëtarët e Vetëvendosjes dhe duke uruar fitoren e Albin Kurtit me 14 shkurt, ka goditur qenin me veturën e tij.

“Përshëndetje të gjithëve dhe u pafshim në fitoren e Vetëvendosjes me 14 shkurt”, thotë ai dhe pastaj dëgjohet britma e qenit të goditur.

Nuk dihet për fatin e qenit, për të cilin urojmë që të jetë mirë dhe shoferët të kenë kujdes, dhe mos të përdorin telefonin gjatë vozitjes.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka marrë përkrahje masive…