Derisa protestuesit po tubohen, policët po shtohen
28 maj 2020
| 16:23
Derisa tre sheshet kryesore të Prishtinës kanë nisur të mbushen me protestues dhe me aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët kanë paralajmëruar se do të bëjnë një “provë” për një protestë, janë shtuar edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës të cilët po qëndrojnë në sheshet kryesore të Prishtinës dhe përreth Kuvendit të Kosovës, për t’i mbrojtur këto institucione në rast se sulmohen nga protestuesit.
Në orën 17.00 pritet të nisë perfomanca e Lëvizjes Vetëvendosje në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku pritet të marrin pjesë rreth pesë mijë veta.




