Musliu e PDK-së në një mesele e krahason Kurtin me “knus”

28 maj 2020 | 16:17

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Partia Demokartike e Kosovës (PDK-së), Ganimete Musliu, nëpërmjet një historie të modifikuar, ka ngacmuar kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, duke thënë se Kurti është vetvetja vetëm kur del në rrugë. Sipas saj, Kurti dëshiron të shkatërrojë gjithçka që nuk e ka ndërtuar vetë. “Albini veç kur del në rrugë është vetvetja, se ka merak si knus me qit gjyksin edhe me shà e me shkatërru gjithçka qe nuk e ka ba vet”, ka shkruar Musliu.

Ky reagim i deputetes vjen pak para nisjes së protestës së LV-së në shesh dhe pas paralajmërimeve për eskalim të situatës nëse Kushtetuesja merr vendim ndryshe nga ai që i konvenon partisë së Kurtit.

Meseleja e Ganimete Musliut:

Nje plak, që ishte ulur afër oxhakut, i thotë Albin Kurtit: – Albin, hajde ulu këtu, afër meje.

– Po nuk i takon Albinit me u ul kryevendi, – i thotë njëri.

– E di, që nuk i takon, por po i them me u ul këtu nalt, se po rrin me do njerëz, e nashta ka ndi naj sen e na tregon, – u thotë plaku i mençur.

– Po le të flasë prej qaty, ku asht ul, – i thonë të pranishmit. – Jo, Albini nuk flet prej atje, se e ka tabiatin e KNUSIT, pa hip nalt, nuk këndon, – u thotë plaku.

Çka deshta me thane:

Albini veç kur del në rrugë është vetvetja, se ka merak si knus me qit gjyksin edhe me shà e me shkatërru gjithçka qe nuk e ka ba vet.

P.S. Meselja është e modifikuar

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka…