Derisa rahoveciani lëvronte tokën, ujku deshi t’i futej në kabinë

07 korrik 2022 | 08:02

Bujqit në Krushë të Madhe të Rahovecit gjatë lëvrimit të tokës kanë parë disa ujq, madje një prej tyre është hedhur në traktor, por bujkun e ka shpëtuar kabina e traktorit.

Rastin e ka raportuar kryetari i fshatit, Selami Hoti.

Shkrimi i plotë i tij:

S’PO DUKET TË JETË VIT I MBARË, UJQËRIT NË VERË. TË URITUR APO TË TRAZUAR!?

Ditë më parë, kushëri im, z. Enver Hoti u ankua se gjatë lëvrimit në mes Krushës e Nagavcit, i kishin dalur ujqërit dhe njëri bile i ishte hedhur në traktor (për fat, traktorin e ka me kabinë) dhe kishte shpëtuar nga më e keqja.

Kjo është përsëritur edhe në ditët në vijim dhe si pasojë ara i ka ngelur e pa lëvruar, por Enveri ka ngelur i traumatizuar nga kjo dukuri si dhe frikësohet që mos t’a pësojnë fëmijët.

Andaj, bëni kujdes!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Projektligji i ri për migracionin u miratua të mërkurën nga…