Derri i egër e sulmon dhe e kafshon një kinez, video shpërndahet në gjithë botën

29 mars 2024 | 09:02

Kjo video, raportojnë publikuesit, është bërë në Kinë, kurse është regjistruar në në platformën ItemFix.

Ngjarja ka ndodhur në këtë muaj, kur nga hiçi është shfaqur një derr i egër dhe ka sulmuar një të moshuar.

Derrat zakonisht hyjnë në zonat urbane në kërkim të ushqimit dhe janë shumë të rrezikshëm jo vetëm për shkak të dhëmbëve të mprehtë, por edhe për shkak të kafshimit të fortë.

Shohim sesi kafsha e ka rrëzuar përtokë disa herë njeriun fatkeq, e kafshon në këmbë dhe në trup, por duket se nuk ka lëndime të rënda.

E vetmja mënyrë që burri të mbrohej ishte ta godiste derrin me shkop.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy tërmete kanë goditur mëngjesin e ditës së premte Greqinë.…