DeSantis i jep fund fushatës, mbështet ish-presidentin Trump

22 janar 2024 | 08:32

Kandidati republikan për president Ron DeSantis, i cili dikur konsiderohej si personi me shanset më të mira për të mundur ish-presidentin Donald Trump, i dha fund fushatës të dielën, një tërheqje relativisht e hershme që nxjerr në pah pozitën e fuqishme të ish-presidentit brenda partisë.

DeSantis e bëri njoftimin në një video në platformën X, gjatë së cilës tha gjitashtu se do të mbështesë Trump. Ai e bëri njoftimin dy ditë para zgjedhjeve paraprake në Nju Hamshër, ku sipas sondazheve ai kishte një përqindje të vogël mbështetjeje.

Republikani 45 vjeçar ishte parë gjerësisht si një pretendent kryesor për emërimin e Partisë Republikane për zgjedhjet e vitit 2024 dhe pasues i natyrshëm i Trump, falë stilit të tij luftarak dhe pikëpamjeve thellësisht konservatore.

Në fillim të vitit 2023, ai kryesoi në disa sondazhe ndaj ish-presidentit Trump. Por mbështetja ndaj guvernatorit të Floridës ka rënë prej disa muajsh, për shkak të një strategjie të gabuar gjatë fushatës, pamundësisë për të krijuar një lidhje me votuesit dhe mbështetjes së palëkundur të bazës republikane ndaj Trump.

Ndërprerja e fushatës nga ana e DeSantis, do të thotë që ish-ambasadorja e SHBA-së në OKB, Nikki Haley, është tani republikania e fundit në garë që ka një shans – megjithëse jo shumë realist – për t’i mohuar ish-presidentit Trump emërimin republikan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rrjetet e komunikimit janë rivendosur në të gjithë Gazën pas…