Deschamps trajner i Francës deri në vitin 2026

07 janar 2023 | 23:38

Didier Deschamps do të vijojë të jetë trajneri i kombëtares franceze. Ish-kapiteni drejton “Gjelat” prej vitit 2012.

Në Rusi 2018 fitoi Kupën e Botës, ndërkohë që është shpallur nënkampion Europe dhe Bote, në vitet 2016 dhe 2022.

lg.php.gif“Dua t’u jap një lajm që më dhuron kënaqësi të madhe. Presidenti i Federatës ka vendosur të rinovojë me mua deri në vitin 2026”, deklaroi Deschamps.

54-vjeçari do të udhëheqë kombëtaren franceze në Euro 2024, kompeticion që do organizohet në Gjermani, dhe në Kupën e Botës 2026 (SHBA, Meksikë, Kanada).

lg.php.gifDeachamps fitoi si kapiten Botërorin (1998) dhe Europianin (2000) me Francën, ndërkohë që po arrin suksese të mëdha edhe si trajner i Kombëtares së tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një autobus që po udhëtonte drejt Gjermanisë, është sulmuar sot…