Dëshmia e James Rubinit: Kurti s’flet
19 shtator 2025
| 14:16
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka pranuar të përgjigjet në lidhje me procesin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë që po bëhet ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kurti nuk ka dashur të deklarohet as për dëshminë e ish-zyrtarëve amerikanë si dëshmitarë të mbrojtjes, James Rubin dhe Paul Williams.
Kurti, këtë pyetje e ka marrë pas përurimit të shtatorës së heroit të kombit Afrim Zhitia në Podujevë.



