
Dëshmia e Rubinit në Hagë, Lushi, institucioneve: A po ju vjen marre kur po e dëgjoni çfarë po i thotë Prokurorisë Speciale?
Ish-eprori i UÇK-së, Uk Lushi, i cili jeton dhe vepron në Amerikë, ka komentuar dëshminë e ish-diplomatit amerikan James Rubin para Gjykatës Speciale.
Ai e ka kritikuar heshtjen e institucioneve të Kosovës ndaj dëshmisë së tij.
Lushi ka shkruar se ndaj Speciales duhet të flitet sikurse po flet Rubini.
“Qyqarë shqiptarë! Politikanë dhe udhëheqës institucionesh në Kosovë! Shqiptarë kudo jeni! Qyqarë shqiptarë! A po e shihni si flitet për dhe me abuzuesit?! Si James Rubini. Të padrejtës i thuhet e padrejtë. Pa dorëza. Sepse kjo është obligim moral, njerëzor dhe shtetëror. A po ju vjen marre kur po e dëgjoni t’i thotë Prokurorisë Speciale në gojë James Rubin çka vetëm një pakicë krejt e vogël kemi guxuar t’i themi prej se ajo filloi keqtrajtimet?! Qyqarë, si po ndiheni këto dy ditë? A po tuteni hala duke parë amerikanin të bëjë atë që është dashur ta bëni ju?”, ka shkruar Lushi në “Facebook”.