Pse Demaçi kundër e Thaçi ‘pro’ Rambujesë?, Rubin: Vetëm Thaçi e kishte premtimin e ShBA-së për bombardim

16 shtator 2025 | 16:32

Në një kros-ekzaminim të James Rubin nga gjyqtarët e Gjykatës Speciale se ku qëndronte statusi hierarkik i Adem Demaçit si përfaqësues politik i UÇK-së dhe a ishte mbi ose nën Hashim Thaçin, dhe pse fjala e këtij të fundit mbizotëroi e jo e atij të parit, ka thënë se Thaçi kishte diçka që s’kishte askush tjetër në dorë: “Fjalën dhe premtimin amerikan, të ushtrisë amerikane, të NATO-s e të botës se do të kishte ndërhyrje ushtarake nëse Serbia nuk nënshkruan”.

Gjyqtari: Kundërshtia e Demaçit ndaj marrëveshjes së Rambujesë njihej?

Rubin: Dihej kur Albright foli me të, për mua dhe të tjerët.

Gjyqtari: A jeni në dijeni që Demaçi kundërshtonte Rambujenë?

Rubin: Po e kisha këtë përshtypje.

Gjyqtari: Thaçi shkoi në Slloveni për ta bindur për ta ndërruar mendjen?

Rubin: Po.

Gjyqtari: Dhe Thaçi dështoi ti’a ndërrojë mendjen?

Rubin: Po.

Gjyqtari: Pavarësisht kësaj zoti Thaçi e nënshkroi në emër të UÇK-së. Pra a pajtoheni se sa për UÇK-në që pikëpamjet e Thaçit mbizotëruan ndaj Demaçit?

Rubin: Përveç që po, duhet shtuar diçka, Thaçi kishte diçka që Demaçi nuk e kishte, e kishte premtimin e ShBA-së dhe ushtrisë dhe NATO-s dhe perëndimit e botës, në duart e tij, që une nënshkruaj dhe Serbia jo atëherë ShBA do të nis kampanjë ajrore. Askush nuk e kishte këtë premtim në dorë të tij. Por atij ia bëmë këtë premtim atij personalisht Thaçit. E ta kishte atë premtim në atë situatë amorfe, e bëri Thaçin pikëpamjen e tij shumë të fuqishme, pavarësisht statusit të tij në hierarki. Askush se kishte atë fuqi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-zyrtari i lartë amerikan, James Rubin, ka thënë se Hashim…