Dëshmitari 24-të i ZPS-së në rastin e liderëve të UÇK-së është ish-anëtar i LDK-së dhe ish-komandant i UÇK-së

12 shtator 2023 | 11:51

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, në seancën e së martës, ka filluar dëshmia e dëshmitarit të 24-të në këtë çështje (me kodin 4255).

Dëshmia e këtij dëshmitari parashihet të zgjasë 3 ditë dhe atë 2 orë pyetje nga ana e Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe 12 orë kundër-pyetje nga ekipet mbrojtëse.

Paraprakisht, mbrojtësi i Thaçit, avokati Luka Misheqit, ka kërkuar të diskutohen dy çështje pas pyetjes së gjykatësit Charles Smith nëse kanë pasur mundësi t’i shikojnë dokumentet dhe se për këtë është kaluar në seancë private.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se një i burgosur…