DËSHMORIT TË KOMBIT HAKI MORINA QË I VALON KRENARË FLAMURI KOMBËTARË TE PËRMENDORJA

27 tetor 2020 | 10:56

Ismet Sylejmni

Ditërëniet dhe ditëlindjet e Heronjëve dhe Dëshmorëve të Kombit, janë sikur ditët dhe netët e planetit njerezorë!

Ditërëniet dhe ditëlindjet e Heronjëve dhe Dëshmorëve të Kombit, jeta dhe vepra e Tyre, janë sikur akrepat e orës, janë sikur pëllëmba dhe gishtat e dorës dhe janë sikur të rrahurat e zemrës, por edhe sikur shkronjat e alfabeteve të popujve e kombeve!

Nderimet në ditëlindje e në ditërënie të Heronjëve e Dëshmorëve të Kombit, është obligim kombëtar e shtetërorë, por edhe detyrim, njësoj sikur puna e njerëzve që bëjnë ditën dhe natën!

Ata që përulen me respekt e nderim në rënien heroike të Heronjëve dhe Dëshmorëve të Kombit, në ditëlindjet e të pavdekshmëve të Atdheut, nderojnë e festojnë jo vetëm për nderim e respekt njerezorë e kombëtarë, por edhe për krenari e mburrje për brezat dhe kundër armiqeve e tradhëtarëve!

Valëvitja e flamurit kombëtar te shtati në varr, te lapidari, te monumenti e te sheshi, është dëshmi se flamuri është më i rëndë se toka, se është i qullur me gjak lirie, e që mbulon Heronjët dhe Deshmorët gjithmonë sikur qielli dheun, rrezaton fuqinë e pavarësisë kombëtare dhe lavdinë e të parëve!

Lavdi Deshmorit të Kombit Haki Morina!
Lavdi Heronjëve dhe Dëshmorëve të Kombit!

Prishtinë, 27 Tetor 2020!

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Lionel Messi mbetet lojtari më i mirë në botë dhe…