Dështimi i negociatave, Izraeli përgatitet për luftë me Iranin, zbulohet urdhri i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë
12 prill 2026
| 18:07
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë izraelite, Eyal Zamir, ka urdhëruar forcat e vendit të kalojnë në një “nivel të lartë gatishmërie” dhe të përgatiten për rifillimin e luftimeve me Iranin, raportojnë mediat izraelite.
Ky urdhër vjen pas dështimit të bisedimeve në Pakistan.
Faqja Ynet raporton se Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë nisur një “procedurë gatishmërie për luftë”.



