
Dështimi i radhës i seancës konstituive, Krasniqi: 30 shfaqje të papërgjegjësisë së skajshme
Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, ka përsëritur gatishmërinë për dalje nga kjo krizë, duke votuar një kandidat tjetër për kryetar të Kuvendit të Kosovës.
Pas dështimit të 30 të konstituimit të Kuvendit, Krasniqi ka thënë se Vetëvendosja është duke vazhduar me bllokadën.
“30 shfaqje të papërgjegjësisë të skajshme profesionale. LV-ja nuk ka shumicën dhe është duke kërkuar që t’ia imponojë vullnetin të zgjedhurve të popullit tonë. Jemi të gatshëm që të dalim nga kjo krizë duke votuar një kandidat apo kandidate tjetër. Bllokada që LV-ja po vazhdon ta mbaj në Kuvend po na pamundëson që në mënyrë ligjore të kthenim normalitetin në vend”, ka thënë Krasniqi.
Më tutje, Kraniqi ka komentuar edhe takimin në mes të Albin Kurtit dhe Bedri Hamzës.
“Besoj që Hamza ka qenë shumë i qartë dhe ka treguar fiks siç ka ndodhur. Kurti ka kërkuar që të ketë takim për të diskutuar. As që është pritur e as që kemi dëshirë, as që është diskutuar për ndonjë marrëveshje. Nuk do të më shohësh me Albin Kurtin, duke hyrë në Kuvend për një koalicion”, ka thënë Krasniqi.