Llapi konfirmon largimin e dyshes Namani-Baftiu
Skuadra e Llapit ka njoftuar se nga klubi janë larguar dyshja Hamdi Namani-Blendi Baftiu. Namani u bashkua me Llapin në edicionin 2023/24 dhe gjatë këtyre dy sezoneve ka zhvilluar 77 ndeshje, duke kontribuar me 8 gola dhe 7 asistime.
“Klubi Futbollistik Llapi njofton se, me marrëveshje të dyanshme, ka zgjidhur kontratën me mesfushorin Hamdi Namani – LUMI. Edhe pse kontrata ishte e vlefshme për sezonin e ardhshëm, klubi dhe futbollisti janë dakorduar për mbyllje të parakohshme të bashkëpunimit. Klubi ynë e falënderon përzemërsisht Lumin për kontributin e dhënë dhe i uron shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij”, thuhet në njoftimin e Llapit.
Ashtu sikurse Namani edhe Baftiu e ka ndërpreu kontratën para kohe me skuadrën e Llapit. Baftiu u bashkua me Llapin në fillim të këtij edicioni ku kontribuoi me 41 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar 5 gola dhe duke dhuruar 4 asistime. KF Llapi e falënderon Blendi Baftiu për angazhimin dhe profesionalizmin e treguar dhe i dëshiron suksese të shumta në karrierë.
“Klubi Futbollistik Llapi njofton se ka arritur marrëveshje për ndërprerje të parakohshme të bashkëpunimit me mesfushorin Blend Baftiu. Pavarësisht se kontrata ishte e vlefshme edhe për sezonin e ardhshëm, palët janë dakorduar që të ndajnë rrugët para kohe”, thuhet në njoftimin e klubit llapjan.
/Epoka e re/



