Dështimi më i madh dhe më i turpshëm i Kuvendit mbetet hedhja e gazit

12 dhjetor 2021 | 14:47

Analisti politik Alban Krasniqi ka vlerësuar se dështimi më i madh dhe më i turpshëm i Kuvendit të Kosovës mbetet hedhja e gazit lotsjellës në këtë institucion për të penguar ratifikimin e marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kundërshtimi i kësaj çështje u përdor për inate të brendshme politike dhe ndërtimin e kauzave për të ardhur në pushtet.

Krasniqi, i cili për kohë të gjatë ka monitoruar punën e kuvendit, ka bërë me dije se deputetët e asaj kohe nuk u treguan aspak të përgjegjshëm ndaj interesit të qytetarëve për të udhëtuar pa viza në Bashkimin Evropian.

 

Postimi i plotë i Krasniqit:

Kuvend për të penguar ratifikimin e marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi

Në kohën kur Kuvendi i Republikës së Kosovës shënon 20 vjetorin e themelimit, krahas shumë sukseseve, dështimi më i madh dhe më i turpshëm, mbetet ai i hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend për të penguar ratifikimin e marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi (2015-2018).

Kështu nuk është vetëm për nga forma e kundërshtimit, por edhe i mënyrës se si u përdorë demarkacioni për inate të brendshme e ndërtim të kauzave për të ardhur në pushtet. Deputetë – shumë prej tyre me shtetësi të dyfishtë – nuk u treguan aspak të përgjegjshëm ndaj interesit të qytetarëve për të udhëtuar pa viza në Bashkimin Evropian.

Urojmë që në vitet që do të vijnë, Kuvendi të shërbej si arenë e dialogut të brendshëm dhe e përpjekjeve për t’i dhënë drejtim të mbarë këtij vendi e qytetarëve të saj!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se intensiteti i reshjeve është…