Dështimi politik në arsim

05 nëntor 2025 | 23:44

Shkruan: Besa Ismaili-Ahmeti 

Është e papranueshme që në vitin 2025, kur bota po përgatitet për epokën e inteligjencës artificiale dhe arsimit digjital, fëmijët e Kosovës të mbeten 4.5 vite prapa bashkëmoshatarëve të tyre në Bashkimin Evropian. Po aq alarmuese është që vetëm një e treta e fëmijëve nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptas arrijnë të ndjekin arsimin e mesëm apo të lartë, ndërsa fëmijët me nevoja të veçanta vazhdojnë të jenë pa mbështetje bazike institucionale.

Këto janë kryekëput dështime politike!

Politikës i ka munguar vizioni dhe përgjegjësia. As nxënësit e as mësimdhënësit nuk janë fajtorë për këtë gjendje. Fajtore është politika që për vite të tëra ka trajtuar arsimin vetëm si slogan elektoral, e jo si prioritet kombëtar të mirëfilltë.

Është koha që arsimi të trajtohet si alarm kombëtar.

Pa arsim cilësor, nuk ka zhvillim ekonomik dhe nuk ka të ardhme për shtetin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë përfunduar ndeshjet e xhiros së 4-të të fazës së…