Dështon Arsenali, fiton Unitedi

27 tetor 2019 | 20:00

Arsenali nuk ka arritur të mbrojë epërsinë e krijuar në dhjetë minutat e parë të ndeshjes duke ndarë pikët me Crystal Palacen në xhiron e dhjetë të Premier Ligës.

Ekipet barazuan 2 me 2, me mysafirët që u rikthyen nga disavantazhi prej dy golash. Sokratis e David Luiz realizuan për Arsenalin në minutat 7 dhe 9. Milivojeviq dhe Ayew realizuan në minutat 32 dhe 52 për të barazuar rezultatin.

Në këtë ndeshje, kapiteni Granit Xhaka u përplas me tifozët e vet që e fishkëllenin në momentin e largimit të tij. Në tabelë, Arsenali është i pesti me 16 pikë, katër më pak se Chelsea që mbyll top-katërshen. Crystali është i gjashti me 15 pikë.

Ndërsa Manchester Unitedi u është kthyer fitoreve duke e mposhtur 1 me 3 Norwichin në xhiron e dhjetë të Premier Ligës. Scott McTominay, Marcus Rashford e Anthony Martial realizuan golat për “Djajtë e Kuq” para se Onel Hernandez të ngushtonte epërsinë e mysafirëve.

Në tabelë, Unitedi ngjitet në pozitën e shtatë me 13 pikë, dy më pak se Crystali që është i gjashti.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka pritur në takim liderin…