Sali Berisha pret në takim Albin Kurtin

27 tetor 2019 | 19:54

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka pritur në takim liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.

“Të dashur miq, sot prita në një takim kryeministrin e ardhshëm të Kosovës dhe kryetarin e Lëvizjes Vetevendosje,  z. Albin Kurti dhe Liburn Aliu, deputet i kesaj partie dhe Arber Zaimi këshilltar i kryetarit të LV-së. Në këtë takim i shpreha dhe njëherë zotit Kurti urimet e përzemërta për fitoren e tij dhe Lëvizjes Vetevendosje në zgjedhjet e fundit paralamentare në Kosovë duke theksuar se zgjedhjet e fundit ishin historike, qytetarët e Kosovës me voten e tyre mandatuan ndryshimin, mandatuan koaliconin LV-LDK, Albin Kurtin, Vjosa Osmanin për udhëheqjen e vendit në rrugen e ndryshimit dhe integrimeve europiane dhe euroatllantike”, ka shkruar Berisha në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka treguar se në këtë takim diskutuan edhe për zhvillimet në rajon dhe bashkëpunimin midis Shqipërisë dhe Kosovës në interesin më të mirë të dy vendeve si dhe për bashkëpunimin rajonal.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Liverpoolit e ka fituar me përmbysje derbin ndaj…