
Dështon edhe seanca e 53-të
26 korrik 2025
| 14:33
Deputetët e zgjedhur kanë dështuar të arrijnë konstituimin e Kuvendit në tentimin e 53-të të tyre.
Sot, shënohet dita e fundit të afatit të Gjykatës Kushtetuese sa i përket çështjes së funksionalizimit të parlamentit.
Kryesuesi i seancës deputeti Avni Dehari ka bërë me dije se sonte në orën 22:00 do të mblidhën sërish në përpjekje për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit.