
Dështon emërimi i bordit të ri të OShP-së
06 dhjetor 2021
| 13:10
Organi Shqyrtues i Prokurimit do të vazhdojë të mbesë akoma pa bord.
Kështu rrjedhimisht ky organ nuk do të mund t`i trajtojë ankesat rreth tenderëve të ndryshëm.
Nga prilli i këtij viti e deri në dhjetor janë mbi 500 tenderë në vlerë gati rreth 200 milionë euro të cilët janë bllokuar.
Kuvendi sot me 2 vota për, 64 vota kundër dhe asnjë abstenim nuk i emëroi prapë anëtarët e tij.
Emrat e personave për bord të OShP-së që s`u votuan:
Ardian Behra – kryetar
Hasim Krasniqi – anëtar
Faruk Rexha – anëtar
Adem Spahiu – anëtar
Ruzhdi Morina – anëtar