Dështon mbledhja e komisionit hetimor për gylenistët, mungojnë presidenti dhe kryeministri

26 nëntor 2018 | 10:05

Mbledhja e komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq ka dështuar të mbahet pasi që deputetët anëtarë të këtij komisioni nuk kanë arritur të dakordohen rreth rendit të ditës.

Në rend të ditës në këtë komision ka qenë raportimi i presidentit dhe kryeministrit të Kosovës.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kërkuar që të hiqen raportimi i presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj.

“Te intervistimi duhet të bëhet një ndryshim, pasi kryeministri dhe presidenti nuk janë këtu. Presidenti është në SHBA dhe kryeministri është në mbledhje të dy qeverive në Pejë”, ka deklaruar Musliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në Tropojë të Shqipërisë, nis rivarrimi i eshtrave të…