Dështon seanca e Komunës së Zetës për “çnjohjen” e Kosovës nga Mali i Zi

30 qershor 2023 | 21:24

Seanca e Kuvendit Komunal të Komunës së Zetës në Mal të Zi, e paraparë që të mbahej këtë të premte, ku pritej të diskutohej për anulimin e njohjes së Kosovës në këtë qytet dhe për shkarkimin e kryetarit, Luka Krstoviq, nuk është mbajtur për shkak se nuk kishte kuorum të mjaftueshëm për një gjë të tillë.

Në mbledhje nuk kanë marrë pjesë këshilltarët e klubit “Zeta Future”, pa të cilët nuk mund të ketë kuorum dhe të cilët kanë paraqitur iniciativën për shkarkimin e Krstoviqit dhe anulimin e njohjes për Kosovën, raporton mediumi malazez “Vijesti”.

Vesko Rasoviq, kryetar i klubit Zeta Future, në një përgjigje për “Vijesti” ka deklaruar se nuk kanë marrë pjesë në këto seanca për shkak se kanë dashur t’u japin mundësinë demokratëve që të propozojnë një lider të ri të parlamentit vendor.

“Ky nuk është koncesion për demokratët, por për qytetarët e Zetës. Presim që demokratët të propozojnë një kryetar të ri të Kuvendit Komunal që të fillojmë t’i zgjidhim problemet e Zetës, të cilat janë të mëdha”, theksoi ai.

Ndryshe, seanca e parlamentit të komunës së Zetës për “çnjohjen” e Kosovës fillimisht ishte caktuar për më 11 qershor, pas mbylljes së qendrave të votimit në zgjedhjet parlamentare malazeze, por nuk u mbajt sepse as atëherë nuk kishte kuorum, mungonte shumica e këshilltarëve komunalë.

Inicimi i propozimit nga Fronti Demokratik – partitë pro ruso-serbe – për ta çnjohur Kosovën kishte ardhur në fund të prillit, pak ditë pasi Mali i Zi e mbështeti propozimin që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pak orë pasi u largua nga pozita e saj si…